BallinaAktualitetNga njohja në FB, 1000 petale trëndafilash te dasma përrallore me VIP-a...

Nga njohja në FB, 1000 petale trëndafilash te dasma përrallore me VIP-a në Como, rrëfimi i gruas së producentit shqiptar që e vranë në atentat

Shqiptari Flamur Beqiri, vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri ishte producent në Suedi.

Lindur në Ferizaj, ai njihej me emrin artistik “Alex”. Flamuri humbi jetën në vigjilje të Krishtilndjes dy ditë më parë pranë banesës së tij lukzose në sy të djalit të vogël dhe gruas së tij.

 

Shqiptarit iu bë atentat dhe ‘The Sun’ shkruan sot se arsyeja e vrasjes mund të ketë lidhje me larje hesapesh pasi Beqiri kishte lidhje me emra të njohur në botën e krimit në Malmo të Suedisë.

The Sun shkruan se shqiptari jetonte në Mbretërinë e Bashkuar që prej vitit 2016.

Ai ishte i martuar dhe kishin një fëmijë. Beqiri ishte njohur me gruan e tij Debora Krasniqi në Facebook dhe patën një dasmë luksoze në Tetor 2018 në Liqenin e Como në Itali.

Dasma e tyre pati jehonë në mediat shqiptare, sepse persona të famshëm shqiptar ishin pjesëmarrës në këtë martesë, shkruan The Sun.

Ndër të ftuarit në dasmën e çiftit ishin Naief Adawi, 33 vjeç, dhe gruaja e tij mjeke Karolin Hakim, 31 vjeç, e cila u qëllua për vdekje ndërsa mbante fëmijën e tyre dy muajsh në 26 gusht të këtij viti.

Revista weddingstyle gjithashtu ka shkruar për dasmën e çiftit ku ndër të tjera ka treguar edhe se si ata ishin njohur.

“Debora Krasniqi dhe Flamur Beqiri ia atribuojnë martesën e tyre Mark Zuckerberg, pasi fillimisht ata u njohen përmes Facebook.

cristiano-ostinelli-studio-grand-hotel-imperiale-moltrasio-italy-wedding-2019-18

“Gjithnjë kishte diçka të veçantë për lidhjen dhe në lidhjen tonë. Mund të ishim shumë milje larg, dhe megjithëse në atë fazë ishim vetëm miq, kalonim orë pa mbarim në telefon me njeri tjetrin. Unë u bëra shoqja me e mire e motrës se tij për ca kohë dhe isha në dasmën e saj. Aty u dashuruam me njeri-tjetrin. Propozimi ishte magjik”, ka treguar ajo.

“Gjatë Krishtlindjes shkuam në një shtëpi në Kitzbuhel, Austri. Unë isha në gjumë dhe në oren 5 ai u cua deri ne mëngjes duke mbuluar dyshemenë me 1.000 petale trëndafilash të kuq. Ai me pas vuri kengen ‘Magic’ nga Cold Play, e cila më zgjoi dhe e gjeta në gjunjë në fund të shtratit të rrethuar nga trëndafila. Ajo më vonë gjithashtu u bë kënga e parë e dasmës tonë”, ka thene Debora./Perktheu: Panorama

Flamur-Beqiri5 (1)Flamur-Beqiri4Flamur-Beqiri3Flamur-Beqiri2Flamur-Beqiri1cristiano-ostinelli-studio-grand-hotel-imperiale-moltrasio-italy-wedding-2019-09cristiano-ostinelli-studio-grand-hotel-imperiale-moltrasio-italy-wedding-2019-12cristiano-ostinelli-studio-grand-hotel-imperiale-moltrasio-italy-wedding-2019-10

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular