BallinaKronikePanik në familje, 33-vjeçari godet me thikë vëllain e vogël. Detajet e...

Panik në familje, 33-vjeçari godet me thikë vëllain e vogël. Detajet e para

Momente tmerri brenda familjes ne Varibob te Fierit. Ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia, 33 vjecari ka goditur me thike vellain me te vogel, i cili eshte transportuar me urgjence ne spital.

policia fier

Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi A. S., 33 vjeç. “Mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

A. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular