BallinaAktualitetDo të kemi reshje bore? Meteorologët: Viti i Ri pritet me....

Do të kemi reshje bore? Meteorologët: Viti i Ri pritet me….

Ndërrimi i viteve në vendin tonë nuk do të vijë as me reshje shiu dhe as me reshje bore. Mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare pritet të dominojë javën e ardhshme. Më 31 dhjetor  Sherbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon ulje  të ndjeshme të temperatuarave.

Në disa prej qyteteve të vendit termometri do të zbresë në minus ndërsa përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes parashikohet të bie mjegulla. Era përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Më e fortë ajo pritet të jetë në zonat bregdetare, luginën e Drinit dhe Alpe.

Masat ajrore të ftohta parashikohet të sjellin ngrica në pjesën më të madhe të vendit. Situatë e ngjashme meteorologjike pritet të na shoqërojë dhe ditët e para të vitit 2020./abcnews.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular