BallinaKronikeFOTOT/Makina përplas biçikletën në Elbasan, një i plagosur në gjendje të rëndë

FOTOT/Makina përplas biçikletën në Elbasan, një i plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, në afërsi të kompleksit sportiv.

Një autoveturë me targë AA293ME ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas burimeve nga vendngjarja, biçikleta i ka ndërprerë rrugën autoveturës. I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, më pas është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike. Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

foto galeri

 

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular