BallinaKryesore"Largohu nga Kosova ose do vritesh"/Kërcënohet me jetë Albin Kurti

“Largohu nga Kosova ose do vritesh”/Kërcënohet me jetë Albin Kurti

Anëtari i Nismës Haxhi Hoti ka paralajmëruar liderin e Lëvizjes Vetë Vendosja, Albin Kurtin që të largohet nga Kosova. Me anë të një statusi në Facebook Hoti shkruan se nëse Kurti nuk largohet nga vendi do të vritet.

Hoti ka bërë një paralelizëm me ish-presidentin e SHBA-ve John F. Kennedy, i cili u ekzekutua gjatë një àtentàti.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet,”-shkruan Hoti nw Facebook.

Postimi i Hotit:

Albin Kurti dhe partia e tij dolën fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit. Aktualisht LVV është në negociata me partinë e dytë fituese LDK-në për forminin e qeverisë. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal për marrëveshjeve pavarësisht negociatave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular