BallinaRajoniU kërcënua me vdekje, Kurti befason me reagimin e tij…

U kërcënua me vdekje, Kurti befason me reagimin e tij…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar kërcënimin me jetë që ka marrë publikisht përmes Facebook-ut nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lërë organeve të drejtësisë.

Por Kurti ka një kërkesë për hetuesinë kosovare. Ai kërkon që Hoti të lirohet dhe festën e fundvitit ta presë pranë familjes së tij.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkruan Kurti.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular