BallinaKryesoreVIDEO/Mustafa i pret shpresat Kurtit: Nëse veprohet njëanshëm, s’ka kuptim ti jepen...

VIDEO/Mustafa i pret shpresat Kurtit: Nëse veprohet njëanshëm, s’ka kuptim ti jepen votat blanko

Me synimin që ta krijojë e vetme qeverinë, Vetevendosje po lë të kuptohet se mban shpresa se do t’i ketë edhe votat e LDK-së, të premtuara pas mbledhjes së Kryesise së kësaj partie, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Por kur gjithçka është politikë, një qëndrim më ndryshe ka shfaqur kryetari i LDK-së Isa Mustafa, gjatë një interviste dhënë për RTV21, pas seancës konstituive.

Mustafa ka lënë të kuptohet se Vetëvendosja veproi njëanshëm dhe pas asnjë njoftim, kur Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit.

“S’mund të them se është opsion real sepse nëse veprohet në mënyrë të njëanshme, pa konsultime pa njoftime, atëherë s’ka kuptim që të jipen votat blanko”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, LDK duhet t’i japë përgjigje votuesve të vet, në të kundërten përgjegjësia mbetet tek Vetëvendosje.

“Në qoftë se ne e marrim bindjen, me të cilën i jepim përgjigjen votuesve tanë se kjo është zgjidhje, në rregull, nëse jo atëherë kjo mbetet çështje e përgjegjësisë së VV-së”, ka thënë Mustafa.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular