BallinaKronikeFlakët përfshijnë pallatin në Fushë Krujë, banorët thyejnë derën dhe shpëtojnë çiftin

Flakët përfshijnë pallatin në Fushë Krujë, banorët thyejnë derën dhe shpëtojnë çiftin

Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati në lagjen “Punëtori” në Fushë Krujë dhe ka bërë të ngrihet alarmi ndër banorët që janë ngritur të tmerruar.

Zjarri kishte rënë në shtëpinë e dy të moshuarve, Vojsava dhe Bilbil Hoxha, që ishin në gjumë kur flakët po ngriheshin.

Banorët e lagjes janë sulur drejt shtëpisë së tyre dhe kanë thyer derën me forcë duke i nxjerrë jashtë dhe shpëtuar jetën.

Mësohet se ndërhyrja e fqinjëve dhe banorëve të tjerë të lagjes ka qënë vendimtare për jetën e tyre, pasi i ka shpëtuar nga asfiksia.

Banorët më pas vetë me ndihmën e zjarrfikësve dhe Policisë janë angazhuar vetë për të shuar zjarrin,që duket se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në një kabëll.

Kujtojmë këtu se është ende e freskët në  mendjen e qytetarëve, fatkeqësia që u ra 12 familjeve në Pogradec, pasi mbetën pa shtëpi prej zjarrit që u ra në pallat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular