BallinaAktualitetAtentati ndaj Tushe, autori biznesmen ndërtimi dhe përdorues droge

Atentati ndaj Tushe, autori biznesmen ndërtimi dhe përdorues droge

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe. Bëhet e ditur se autori Gëzim Saraçi nga Lushnja, është shkarkuar 5 vite më parë nga Tushe.

Mësohet se Saraçi njihet në Lushnje si përdorues droge, ndërkohë që motivet e këtij krimi dyshohet se lidhen me mosmarrëveshje që kryebashkiaku Tushe ka pasur me shoferin, jashtë postit të tij, që tashmë do bëhen objekt hetimi lidhur me këtë ngjarje.

Ish-shoferi ka biznese ndërtimi në Lushnje, ndërkohë që pasi u punua nga puna jetonte jashtë vendit në Itali.

Ndërkohë Partia Demokratike në një deklaratë për mediat shkruan se të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni.

Më tej Partia Demokratike shkruan se “Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij.”

Ndërkaq bëhet e ditur se Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka marrë një plagë siperfaqësore në gjoks, po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Po ashtu edhe sekretarja e tij Erisa Qalli po mjekohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular