BallinaKryesore“Epiki fitues 2020”, i Xhevdet Amulit!

“Epiki fitues 2020”, i Xhevdet Amulit!

Nga Qamil Gjyrezi

Dega e PD Shkodrës që nga Dukagjini deri në Velipojë, kanë luajtur një rol të madh në organizimin e protestave kundër qeveritare në vitin 2019. Rilindja dhe Edi Rama e kanë diskriminuar Shkodrën në këto 7 vite të një qeverisje të mbrapshtë. P.D. e Shkodrës ka marrë pjesë në të gjithë këtë “aksion politik” krejt të vecantë opozitar të P.D.-së dhe liderit Lulzim Basha nga jugu në veri, që do të futet në historinë tonë politike.

Kryetari i P.D.-së Shkodër z. Xhevdet Amuli, krahas të qënit një biznesmen i suksesshëm dhe i njohur është edhe dashamirës i futbollit dhe ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë. Spunton për shkrimin e mora nga një foto e postuar në F.B. para një ndeshje “kalceto” të ekipit “Arifi” me fanela të verdha, me kapiten Xhevdet Amulin dhe ekipit me fanela Blu e me kapiten ish-deputetin e P.D.-së Bardh Spahija. Xhevdet Amuli ka ndihmuar gjithashtu shumë edhe ekipin e “Vllaznisë” si bashkë-president i këtij ekipi për të arritur rezultate të mira sportive. Xhevdet Amuli dhe kirurgu i njohur Bardh Spahija, janë gjithashtu politikanë të sukseshëm.

Ish-deputeti Spahija u burgos padrejtësisht nga strukturat policore të Rilindjes dhe nuk u kthye asnjëherë i bindur në fitoren e P.D.-së. kundër qeverisë së kapur nga krimi dhe droga. Futbolli ka në thelb psikologjinë e fituesit. Kjo psikologji ka ndikuar edhe te “politikbërja” e Amulit dhe e Spahisë.

Të dy politikanët kanë patur një rol të rëndësishëm në vitin 2019 për organizimin e protestave opozitare, me strukturat e P.D.-së nga Dukagjini në Velipojë, kryesinë e P.D.-së Shkodër dhe me të gjithë ish-deputetët e P.D.-së. P.D. e Shkodrës ka luajtur një rol të rëndëishëm dhe mori pjesë aktivisht në protestat antiqeveritare kundër Rilindjes dhe Kryeministrit të kapur nga krimi dhe korrupsioni Edi Rama. Futbolli ka aftësi për të socialilizuar, motivuar dhe bashkëpunuar.

Me këto motive Xhevdet Amuli ka punuar edhe me strukturat dhe antarët e P.D.-së në Shkodër, duke krijuar një klimë bashkëpunimi me filozofinë e e “ekipit politik fitues”. Në këtë foto është edhe si portier i ekipit “Arifi”, Kryetari i F.R.P.D.-së dega Shkodër Arvit Bushati, i cili ka një rol të rëndëishëm në organizimin e të rinjve opozitarë. Bushati ka qenë shumë aktiv gjatë vitit 2019, për organizimin e të rinve të P.D.-së, duke u burgosur disa herë nga strukturat policore të “Rilindjes”.

Në ekipin “Arifi” është portier edhe antari i kryesisë së P.D.-së dega Shkodër juristi Ergys Ivziku, antarët e kryesisë Ardit Qylybyli dhe Arban Lutifia, të cilët kanë bashkëpunuar shumë mirë me strukturat për organizimin e aksionit kundër qeveritar, Rilindjes dhe Edi Ramës. Në këtë foto janë edhe miq të tjerë, antarë të P.D.-së dhe intelektualë, të cilët do të jenë gjithashtu pjesë e ekipit fitues të P.D.-së në Shkodër në vitin 2020 në zgjedhjet e parakohëshme lokale dhe parlamentare.

Politika është e lidhur me futbollin. Futbolli ka elementë të cilët duhet të ndikojnë edhe tek fitoret politike, ku në themel duhet të jetë psikologjia e fituesit dhe fitoret politike në ekip. E lidha poltikën me futbollin, mbasi ky “ekip politik”, me strukturat e tjera të P.D.-së në Shkodër, rininë dhe gratë e P.D.-së do ti sjelli Shkodrës në vitin 2020 fitoren në zgjedhjet lokale dhe parlamentare për të cuar përpara Shkodrën 2400 vjecare në të gjitha fushat e jetës.

Rilindja ka sjellur në Shkodër, varfëri ekstreme, papunësi, ka larguar të rinjtë, ka krijuar një psikozë mosbesimi, ka shkatërruar arësimin dhe shëndetësinë dhe e ka diskriminuar qytetin më të madh në veri të Shqipërisë. Prandaj para “ekipit fitues” të kryetarit Xhevdet Amuli, ish-deputetëve të Shkodrës, strukturave të P.D-së në të gjithë qytetin, ka një sfidë të madhe ku në themel duhet të jetë Shkodra dhe qytetarët e saj.

Ekipi “politik i bashkuar” i P.D.-së Shkodrës nga Dukagjini deri në Velipojë do të dalin fitues në 2020, mbi shkatërrimin dhe diskriminimin që ka sjellë Rilindja dhe Edi Rama për Shkodrën!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular