BallinaBotaAustralia nën flakët përvëluese, deri më tani shtatë persona të vdekur

Australia nën flakët përvëluese, deri më tani shtatë persona të vdekur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga zjarret në Australi, që nga 30 dhjetori.

zjarreeee

 

Zjarret masive, të cilat u përhapen drejt bregdetit këtë javë, gjithashtu kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi.

Një rrugë e madhe që ka qenë e mbyllur në qytetin e Viktorias, u rihap për dy orë më 1 janar, në mënyrë që njerëzit të largoheshin nga vatrat e zjarrit.

Por, megjithatë, shumë njerëz mbeten në zona të goditura nga zjarri. Në një qytet, policia dërgoi 1.6 ton ujë të pijshëm me anije.

Komisioneri i Emergjencës në Viktoria, Andrew Crisp tha se “anijet e policisë po lundronin nga Melburni për të dërguar ushqim, ujë dhe 30.000 litra karburant, në zonat e prekura nga zjarret”.

Shërbimi zjarrfikës paralajmëroi se ata nuk ishin në gjendje të arrinin tek disa njerëz në zona të largëta.

Zjarret e mëdha kanë djegur më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi.

Tymi i madh, që ka ndikuar në cilësinë e ajrit për muaj të tërë ka rritur zemërimin publik, duke i bërë presion qeverisë që të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular