BallinaBotaNga një titan i industrisë së makinave në personin më të kërkuar...

Nga një titan i industrisë së makinave në personin më të kërkuar në botë, si u arratis nga Japonia ish-shefi multimiliarder i Nissan

Ai dikur ishte një titan i industrisë së makinave që mbante statusin e heroit në Japoni. Por më pas u bë një nga të dyshuarit për kriminalitet më i njohur vend. Ndërsa tani është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për ish-shefin multimiliarderi në Nissan, Carlos Ghosn. Ai kaloi muaj duke u përgatitur për të dalë në gjyq për akuzat për sjellje të pahijshme financiare.

Ghon pgoi 8.9 milionë dollar për të dalë me kusht nga burgu në prill.

Ai u monitorua nga një kamera 24-orëshe e instaluar jashtë shtëpisë së tij. Përdorimi i tij i teknologjisë ishte shumë i kufizuar dhe atij iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.

Por ai u shfaq në prag të Vitit të Ri në Liban, duke lënë të gjithë me gojë hapur.

“Unë i kam shpëtuar padrejtësisë dhe persekutimit politik,”- deklaroi ai pas arratisjes.

“Ne u kapëm plotësisht në befasi. Jam i zhgënjyer,”- tha avokati i tij, Junichiro Hironaka, para një turme të gazetarëve në Tokio menjëherë pasi mësoi për fluturimin jashtë vendi të Ghosn. “Unë dua ta pyes: Si munde të na e bësh këtë?”

Por si u arratis ai?

Një kanal televiziv libanez, MTV raportoi se Ghosn u largua nga vendbanimi i tij i aprovuar nga gjykata në Tokio me ndihmën e një grupi ushatrësh, të cilët ishin futur në mesin e një bande muzikantësh.

Media shtoi se grupi këndoi në shtëpië e ish-shefit të Nissan dhe menjëherë pasi mbaruan 65-vjeçari u fsheh në një instrument të madh muzikor duke arritur të dalë nga shtëpia. Më u dërgua menjëherë në një aeroport.

Sipas MTV më pasi ai fluturoi drejt Turqisë përpara se të mbërrinte në Liban me avion privat.

Arratisja e ish-shefit ekzekutiv të Nissan nga Tokio në Beirut ishte planifikuar në mënyrë të përpiktë për një periudhë prej disa javësh, sipas Ëall Street Journal.

Gazeta raporton se ishte mbledhur një ekip për të kryer komplotin. Në ekip raportohet se janë përfshirë disa bashkëpunëtorë në Japoni që transportuan Ghosn nga shtëpia e tij dhe me anë të një avioni privat në Stamboll.

Nga atje, ai vazhdoi udhëtimin e tij për në Bejrut ku arriti në orët e para të 30 dhjetorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular