BallinaKryesore‘Ngrinte sallën në këmbë’, Margarita Xhepa rrëfen historinë e trishtë të aktores...

‘Ngrinte sallën në këmbë’, Margarita Xhepa rrëfen historinë e trishtë të aktores që u nda nga jeta : Ia hiqnin emrin nga filmat

 Do të kishte dashur që kjo të ishte një nga lojërat më të marra të Pinokut dhe lajmi të mos ishte i vërtetë… “E ëmbla Evë, si ike kaq shpejt”, përsërit Margarita Xhepa e pikëlluar nga humbja e mikes së shtrenjtë.

EvaPellumbimeMaragarita

Largimi i parakohshëm i aktores nga kjo jetë ka kapur miq e familjarë në befasi. Eva Pëllumbi i mbylli sytë përgjithmonë këtë të martë, në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në artin skenik, por mbi të gjitha në memorien a tyre që arritën ta njohin këtë grua fisnike, nënë heroinë në rrethana të një mentaliteti të çeliktë.

“Iku Eva?!/ Mos! Mos Pinok/Mos më gënje/ Të lutem dil nga roli”… Dhimbje e madhe për të bijën, Junën, që matanë, në Gjermaninë e largët ku jetonin prej 29 vitesh, vajton nënën, shoqen, artisten e madhe që me humanizmin e saj dhe veprimtarinë artistike shënoi përjetësinë e saj. E kush nuk e mban mend “Pinokun”, atë vajzën e ëmbël, që pas maskës hokatare edukonte fëmijët përmes argëtimit.

“E kujtoj si sot Evën në Teatrin e Kukullave. Pas së shfaqjeve të saj, salla ngrihej në këmbë. E pëlqente i madh e i vogël”, rrëfen Xhepa. E tregon mikeshën të jashtëzakonshme edhe në dublim… aftësitë si imitatore ia pat zbuluar Bujar Kapexhiu, në një ditë krejt të zakonshme, kur Eva ishte gati fëmijë e hidhej ende mbi trampolinë. Ndërsa dashurinë për artin e kishte konsoliduar hap pas hapi prej angazhimit në Pallat të Pionierëve që në moshën 7-vjeçare, ku pati fatin të punonte me artistë si Robert Radoja.

Përpos Teatrit të Kukullave, ku krahas protagonizmit si Pinoku, mbahet mend edhe për interpretimin e papërsëritshëm te “Ditëlindja e bardhoshes”, “Çufo dhe Bubi Kaçurrel” etj., nuk mungon as angazhimi i saj në kinema. Edhe pse me role karakteriale në filma, si “Kapedani”, “Vajzat me kordele të kuqe” apo “Ëndërr për karrige”, aktorja arrinte të linte një shije të hollë të aktrimit, të ngulitur në memorie edhe falë batutave të saj. Me buzëqeshjen “alla Loren”, flokët e prera bishtpëllumb, në një plan të filmit “Kapedani” portreti i saj shprehës është përjetësuar në batutën “Jepi rini jepi”, e cila përdoret ende sot. Ashtu të buzëqeshur e të çiltër edhe në përditshmëri e kujton sot aktorja Margarita Xhepa, që e pati njohur që në rininë e saj në ish-Kinostudio. Mirëpo, pas asaj buzëqeshjeje fshihej edhe një vuajtje shpirtërore, shkaktuar nga shigjeta të mprehta të mentalitetit, që lëshoheshin në shikime paragjykuese apo fjalë të hidhura, veç për faktin se artistja kishte vendosur të sillte në jetë vajzën e saj, ndonëse do ta rriste e vetme.

“Nga njëra anë më duartrokisnin dhe nga ana tjetër pëshpëritnin ‘Ajo’”, do të rrëfente aktorja për “Ftesë në 5” një vit më parë. Mirëpo, e tillë ishte ajo, e kapërdinte këtë kafshatë të hidhur të gjykimit të cekët dhe në shkëmbim falte buzëqeshje, art të sinqertë, edukatë e kulturë. “Mirëpo, Eva ia doli mbanë, qëndroi me kokën lart, edhe pse pati pranë prindërit, shoqërinë”, tregon Xhepa. Për ata që e mbështetën, si çifti i artistëve Margarita e Xhavit Xhepa, Piro Milkani, Dritëro Agolli etj., nuk ngurronte të shprehte mirënjohje.

“Nuk e harroj kurrë…, kam qenë me vajzën 10-ditëshe ndërsa po kaloja nga kisha, se nuk doja të më shikonin njerëzit. Ismail Kadare ishte bashkë me Helenën, sapo më vë re më flet: ‘Përse fshihesh, -më thotë, – nëse njerëzit të hedhin 100 gurë, ti ke bërë një xhest heroik e ne të duam 100 herë”, tregonte aktorja një vit më parë. Po me aq mirënjohje ajo do të kujtonte për mediat shkrimtarin fisnik, Dritëro Agolli, që ngriti zërin për faktin se nuk ia çonin emrin në filmin multiplikativ.

“Kjo vajzë i jep zërin kartonit, pse nuk e ka emrin”, pat thënë shkrimtari, duke bërë të mundur që nga dhjetëra role Pëllumbit t’i U nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, historia e trishtë e “Pinokut” Nuk ia shkruanin as emrin në filma, Margarita Xhepa: Ju rrëfej Eva Pëllumbin “Nga njëra anë e duartrokisnin e nga ana tjetër pëshpëritnin ‘Ajo’”, aktorja: U munduam ta mbanim sa më afër.

Do të kishte dashur që kjo të ishte një nga lojërat më të marra të Pinokut dhe lajmi të mos ishte i vërtetë… “E ëmbla Evë, si ike kaq shpejt”, përsërit Margarita Xhepa e pikëlluar nga humbja e mikes së shtrenjtë. shënohej emri në një film të vetëm, te “Çufo-Çufo”. Më të ngushtë miqësinë e kishte me çiftin Xhepa, aktorin këngëtar të Teatrit të Kukullave e Margaritën, të cilët e mirëprisnin në gjirin e familjes, e ngushëllonin e i jepnin kurajë. Në këtë vizitë të fundit, pas 28 vitesh mungesë në Shqipëri, ajo trokiti në derën e mikeshës së saj, me të cilën kishte ndarë vuajtjet, grimcat e gëzimit, për t’u çmallur, për të kujtuar veprën e një jete. Margarita Xhepa, me dhimbjen e thellë për humbjen e mikeshës së shtrenjtë, ndan për lexuesit e “Panoramës” mbresat nga takimi i fundit dhe Evën e 100 roleve, “Pinokun”, artisten dhe gruan që i përplasi mentalitetit idhnak në fytyrë buzëqeshje e dashuri…

Zonja Xhepa, mikja juaj, aktorja Eva Pëllumbi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, duke lënë pas trishtim të thellë te familjarët, miqtë, por edhe dashamirësit e saj, që janë të shumtë. Për ta nderuar për kontributin që dha në skenën shqiptare, donim që të ndanit me ne disa grimca kujtimesh. Si jeni njohur me të, çfarë mbresash ruani?

Jam sa e tronditur, aq edhe e mallëngjyer nga ky lajm. Ajo ishte Eva jonë… e mira, e talentuara, e dashura, shoqja që çdokush do të donte të kishte dhe tek e fundit, përmes roleve të saj diti të bëhej mikja e një publiku të gjerë. E kam dashur shumë, por nuk ishte aspak e jashtëzakonshme ta doje Evën. Ajo të impononte dashamirësinë me sinqeritetin e saj, me buzëqeshjen e ngrohtë, që fshihte një jetë jo të lehtë e po ashtu me dhuntitë skenike e punën e palodhur që bënte. U njoha me të në ish-Kinostudio, ku bënte vazhdimisht dublime. Dhe dublimet e saj kanë qenë të jashtëzakonshme! Shoqëria jonë u forcua edhe më, kur ajo punonte me bashkëshortin tim, Xhavitin, në Teatrin e Kukullave. Ne njohëm lehtësisht tek Eva një grua të jashtëzakonshme e njëherazi aktore të mrekullueshme dhe nuk na u desh shumë që të lidhnim një miqësi të ngushtë familjare. Ishte mikja jonë e përbashkët. Me Evën kemi kaluar kaq e kaq mbrëmje duke biseduar, duke qeshur, duke qarë hallet… Po ashtu, e ndiqja edhe në shfaqje, ku isha e pranishme vazhdimisht edhe për shkak të tim shoqi, më duhet të them se në Teatrin e Kukullave ajo ka krijuar rolet më të bukura, karakteret më të veçanta. Eva ka qenë një artiste që i përkushtohej shumë punës, jo vetëm e donte me zemër artin, por e kuptonte atë. Kishte shumë kërkesa ndaj vetes, jo më kot karakteret që ajo krijoi mbahen mend edhe sot.

Në rrëfimet e saj përmend se keni qenë një mbështetje e madhe për të. Siç ju thoni, Eva ka qenë jo vetëm një artiste, por edhe grua, nënë për t’u admiruar. Mirëpo, sistemi qe i vrazhdë dhe me një mentalitet të ngurtë, çka duket se i ka rënduar…

Jeta është e tillë, ka të mirat, por edhe dramat e saj. Mënyra se si Eva i ka përballuar na ka bërë ta duam edhe më fort. Jemi munduar që ta mbajmë sa më afër, ta mirëpresim në shtëpinë tonë, ta qetësojmë, t’i japim kurajë.

Ishte një grua e fortë dhe përpiqej të mos binte në pesimizëm, por sidoqoftë, siç ju e thatë, mentaliteti te disa njerëz ishte i ngurtë dhe ndodhte të mërzitej, të prekej emocionalisht.

Nuk mund të them se qe e lehtë, por ajo ia doli mbanë. Solli në jetë një vajzë të mrekullueshme, e edukoi, e shkolloi në më të mirën e mundshme. Pati njerëz, së paku ne shoqëria e saj, që ditën të logjikojnë drejt dhe i jepnin Evës kurajë në çdo moment. Ne ishim të ndërgjegjshëm se sa grua dhe artiste e mrekullueshme ishte Eva, ndaj mundoheshim të ishim mbështetje për të, siç ajo ka qenë në momente të vështira për secilin prej nesh.

“Nga njëra anë më duartrokisnin, nga ana tjetër më thoshin ‘Ajo’”, pohon në një nga daljet e fundit publike pas kthimit, teksa shpreh edhe mirënjohjen për ata që i qëndruan pranë. Ajo diti të qëndrojë në këmbë, ama ato grishjet dashakeqëse duket se kishin lënë shenjë… Është e vërtetë, mentaliteti, këto pëshpëritjet i kanë rënduar.

Siç thashë, këto janë drama që i kanë përjetuar shumë gra në atë kohë, por edhe sot. Megjithatë, mënyra se si Eva e vijoi jetën e saj është një shembull, një mësim i mirë jete. Eva e fitoi edhe më shumë respektin tonë për qëndrimin që mbaji ndaj vajzës. Reflektoi dinjitet në mënyrën se si e rriti të bijën, duke e rrethuar nga edukata e dashuria. Pati pranë edhe shoqërinë e prindërit, që e ndihmuan të vazhdonte përpara. Më e rëndësishmja, ajo nuk e uli kokën, përkundrazi, i dha kurajë vetes dhe i investoi energjitë e saj në art dhe rritjen e së bijës. Vazhdoi kështu deri në korrik të ’90-ës, kur në mes të atij eksodi të dhimbshëm u largua edhe ajo jashtë vendit. Ndoshta qe zgjedhja e duhur, pasi edhe vajza u shkollua e krijoi familjen e saj në Gjermani. Edhe vetë Eva rinisi jetën e dukej se gjeti njëfarë qetësie, më në fund mundi të ishte e lumtur.

Shumica prej njerëzve e identifikon me rolin e Pinokut, si e kujtoni nën petkat e këtij personazhi që i dha zë?

Eva arriti t’i përvetësonte shumë shpejt rolet në Teatrin e Kukullave. Magjia e lëvizjes, zërit, imitacionit bëri që të befasonte të madh e të vogël në skenë. Me “Pinokun” krijoi një rol fantastik, që kush e ka parë qoftë edhe një herë, i është rrënjosur në kujtesë. Mbaj mend se pas çdo interpretimi ngrinte sallën në këmbë.

Ka interpretuar gjithashtu edhe në filma, si “Kapedani” apo “Vajza me kordele të kuqe”, si e shikoni angazhimin e saj në kinema si aktore?

Eva është një artiste shumëdimensionale. Ishte gjithmonë shumë e angazhuar, pasi krahas Teatrit të Kukullave dublonte në filma, po ashtu interpretonte role karakteresh. Çdo punë që merrte përsipër e bënte me profesionalistet, me shumë dashuri, ndaj edhe rolet e saj mbahen mend ende.

Në këtë rikthim pas 28 vitesh ajo erdhi t’ju takojë për t’ju shprehur mirënjohjen, por edhe për t’u çmallur. Si ishte ky takim?

Ishte një takim sa i papritur, aq edhe emocionues. Troket dera dhe gjej përballë dy sy të njohur të përmallur e atë buzëqeshjen e ngrohtë e të pacenuar nga vitet. U zhytëm në një përqafim të gjatë. Ndenjëm së bashku me orë të tëra atë ditë, duke u tretur në kujtimet tona. Ato minuta kanë fluturuar, pasi qemë të dyja shumë nostalgjike për të folur për teatrin, për kolegët tanë, personazhet që kemi interpretuar… Kishim shumë për të biseduar, ndaj ajo ditë qe e pamjaftueshme për t’u çmallur.

Biseduam disa herë të tjera, madje para se të largohej qe shumë e gëzuar, pasi i kishin miratuar pensionin special. Edhe unë u lumturova shumë nga ai xhest fisnikërie, pasi Eva e meritonte për kontributin e paçmuar që ka dhënë si artiste.

Pavarësisht dashamirësisë së madhe të publikut, e vuante faktin se nga institucionet u la në harresë, edhe pas rënies së diktaturës…

Është një artiste që e meritonte plotësisht të vlerësohej. Janë bërë disa përvjetorë në Teatrin e Kukullave, dikush mund të ishte kujtuar për ndonjë titull a dekoratë. Mirëpo, jam e bindur që këto nuk e zbehin aspak faktin se ajo ka qenë një artiste me A të madhe, përkundrazi, publiku dhe artistët e mbajnë të gjallë në kujtimet e tyre për të gjitha rolet e saj. Pensioni, më tepër për simbolikën e një kontributi ndër vite, e lumturoi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular