BallinaAktualitetVIDEO-FOTO/Ja si u prit Viti i Ri 2020 nga Durrësi në Sarandë,...

VIDEO-FOTO/Ja si u prit Viti i Ri 2020 nga Durrësi në Sarandë, nga Korça në Kukësi…

Viti i Ri ka mbërritur dhe shënon pikërisht nisjen e një dekade të re të këtij shekulli, ndërsa shqiptarët e kanë pritur si rrallë herë, të sapo dalë nga një tragjedi e cila erdhi si pasojë e një tërmeti të fortë që shkundi vendin duke shkaktuar 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, pa llogaritur dëmet e mëdha në shkatërrimin e qindra banesave e bizneseve.

Por nga ana tjetër, ndoshta si asnjëherë tjetër, shqiptarët i gjeti të bashkuar e solidarë në trajtimin e kësaj tragjedie dhe pikërisht diçka më tepër se një muaj pas saj, gjetën kurajon për të pritur një vit tjetër në klimën e festave të fundvitit dhe shpresën se do të jetë një dekadë e mbarë dhe e begatë.

Fishekëzjarre dhe koncert muzikor, në Berat

Edhe në Berat ka pasur një prezencë të madhe të qytetarëve në Bulevardin qendror të qytetit ku kanë ndjekur shpërthimin e fishekzjarreve si dhe kanë uruar që 2020 të jetë një vit i mbarë.

Image

Korçarët sfidojnë të ftohtin

Në Korçë gjithashtu qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulta dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të pritur ndërrimin e viteve, ndërsa kanë ndjekur edhe hedhjen e fishekzjarrëve.

Atmosfera e ndërrimit të viteve në Kukës

Temperaturat e ulta nuk i kanë penguar qytetarët e Kukësit të dalin në sheshin që ndodhet në qendër të qytetit për të ndjekur spektaklin e fishekzjarrëve.

Gjirokastër, fishekzjarrët tek kalaja e qytetit

Në Gjirokastër spektakli i fishekzjarrëve është organizuar tek kalaja e qytetit ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë ndjekur.

Elbasani me fishekzjarre 

Në Elbasan spektakli i fishekzjarreve është organizuar nga Bashkia ndërsa qytetaë të shumtë kanë dalë në mesnatë në shesh për ta ndjekur. Ndërkohë nuk është raportuar për incidente fatmirësisht.

Viti 2020 në qytetin bregdetar të Durrësit

Në qytetin e Durrësit Viti i Ri ka ardhur nën klimën e një ngjarjeje e cila ka tronditur jo vetëm atë, por mbarë Shqipërinë, ndërsa qytetarët kanë rigjetur forcën për të pritur fillimin e një dekade të re.

Edhe në qytetin bregdetar, nuk kanë munguar fishekzjarret dhe urimet për një vit të mbarë dhe të begatë.

Si e pritën qytetarët e Fierit 2020

Edhe në qytetin e Fierit qytetarët kanë dalë në shesh ku kanë ndjekur spektaklin e fishekzjarrëve ndërsa për mikrofonin e Fax Neës kanë shprehur urimet më të mira për vitin 2020. Madje njëri prej tyre uroj që të jetë një vit pa gënjeshtra.

Qytetarë ndjekin spektaklin e fishekzjarrëve në Vlorë dhe Sarandë

Me qindra qytetarë në qytete të ndryshme të vendit e priten ndërrimin e viteve në sheshe ku edhe ndoqën festivalet e fishekzjarrëve.

Edhe në qytetet bregdetare të Vlorës dhe Sarandës qytetarë të shumtë kanë qëndruar për disa orë në shesh ku edhe ishte organizuar një koncert festiv me këngëtar të ftuar, ndërsa me në orën 00:00 kanë ndjekur shpërthimin e fishekzjarrëve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular