BallinaAktualitet"Viti i Ri", PD Gramsh: 2500 familje nuk morën pagesën e paaftësisë...

“Viti i Ri”, PD Gramsh: 2500 familje nuk morën pagesën e paaftësisë dhe ndihmën ekonomike

Dega e Partisë Demokratike Gramsh denoncon faktin se familjet që trajtohen më ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar nuk kanë mundur dot të marrin pagesën e muajit dhjetor.

Sipas opozites në Gramsh Bashkia Gramsh iu ka mbyllur derën kësaj shtese në nevojë duke mos iu akorduar lëmoshën që marrin prej qeverisë. Kryebashakiku sipas degës së PD Gramsh minimumi kishte detyrimin ti sqaronte për arsyjet e mos marrjes së pagesës.

Statusi i degës së PD Gramsh

Qytetarëve ju mbyllet dera nga kryebashkiaku i Gramshit.
Mbi 2500 familje  me paaftësi  të kufizuar dhe ndihmë ekonomike nuk nuk do të festojnë  vitin e Ri  sepse qeveria Rama nuk ka buxhet.

Sot para bashkisë Gramsh janë mbledhur me qindra qytetarë të cilët kërkonin shpjegim nga kryetari i bashkisë përse nuk u jepet ndihma ekonomike e muajit Dhjetor. Por kryetari i bashkisë ia ka përplasur deren në fytyrë duke i nxjerr me forcë nga bashkia.
Kjo është rilindja e Gramshit dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

A dini ju z. kryetar se këta qytetarë nuk kanë lek te blejnë thesin e  miellit dhe jo më të blejnë gjelin e vitit të Ri?

Jeni zotuar në fushat se do të jeni afër qytetarëve për çdo problem apo hall të tyre dhe po e mban premtimin .Edhe kur të vinë tek dera i përzë me policë nga bashkia .
Turp për ju dhe qeverinë tuaj.

Partia demokratike Gramsh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular