BallinaShendet“Zvogëlon rrezikun e vdekjes nga një sulm në zemër”, hani speca të...

“Zvogëlon rrezikun e vdekjes nga një sulm në zemër”, hani speca të kuq djegës nëse doni të jetoni më gjatë

Një studim italian zbuloi se konsumimi i specave djegës të kuq zvogëlon rrezikun e vdekjes nga një sulm në zemër ose goditje në tru. Studimi është bërë nga “stituto di Ricovero e Cura a Carattere Scientifico (IRCCS) dhe është publikuar në Revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

spec

Studimi u krye nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Parandalimit të IRCCS në bashkëpunim me Departamentin e Onkologjisë dhe Mjekësisë Molekulare të Institutit të Lartë të Shëndetit në Romë, Universitetit Insubria në Varese dhe Qendrës Mesdhetare të Kardiologjisë në Napoli.

Përfundimi është se personat që konsumojnë speca djegës çdo ditë, kanë një rrezik të zvogëluar të vdekshmërisë prej 23% nga çfarëdo lloj shkaku, krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë.

Studimi ekzaminoi 22.811 qytetarë të provincës Molise në Itali, të cilët morën pjesë në studimin përkatës të shëndetit Moli-sani.

Në një ndjekje mesatare prej 8.2 vjet, janë regjistruar gjithsej 1.236 vdekje.

Për ata që konsumuan në mënyrë sistematike speca djegës (katër herë në javë ose më shumë) rreziku i vdekjes nga një sulm në zemër u zvogëlua për 40%, ndërsa rreziku i vdekjes nga sëmundjet cerebrovaskulare siç është goditja në tru u ul me më shumë se 50%. Korrelacioni dukej të ishte më i fortë në subjektet pa hipertension.

Është interesante sipas studiuesve, që efekti i dobishëm dhe mbrojtës i specave të kuq nuk ka lidhje me regjimin ushqimor që përdornin pjesëmarrësit në studim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular