BallinaKronikeDetaje të reja nga aksidenti FATAL në TIRANË, viktimat janë burrë e...

Detaje të reja nga aksidenti FATAL në TIRANË, viktimat janë burrë e grua (Po kalonin rrugën te VIJAT E BARDHA)

Detaje të reja nga aksidenti fatal i para pak minutave në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej tyre është përplasur me një shtyllë ndërsa tjetra ka goditur fatalisht dy kalimtarët pranë vijave të bardha.

Dy kalimtarët mësohet se ishin një çift bashkëshortësh të moshës 40-45 vjeç.

Paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë ndërsa janë shoqëruar në komisariat edhe dy  drejtuesit e mjeteve.

Tiranë- INFORMACIONI ZYRTAR nga POLICIA:

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.

Screenshot_19.jpg

Screenshot_20.jpg

Screenshot_21.jpg

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular