BallinaAktualitetGazeta gjermane i kujton Ramës skandalin e 2016/“Korrupsioni dhe krimi kalojnë përmes…”

Gazeta gjermane i kujton Ramës skandalin e 2016/“Korrupsioni dhe krimi kalojnë përmes…”

“Kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, del në konferenca, ai gjithmonë ka stilolapsa me ngjyra.

Pastaj, pothuajse i hipnotizuar, ai pikturon vizatimet e tij miniaturë shumëngjyrëshe. Sepse Rama jo vetëm që është kryetar i qeverisë së shtetit të Ballkanit që prej vitit 2013, por është edhe një artist i njohur ndërkombëtarisht.

Vitin e kaluar veprat e tij u ekspozuan në galerinë e artit në Rostock”, shkruan gazeta gjermane Tages Zeitung, në një artikull të ditës së sotme.

Në vijim në artikull thuhet se Presidenca e OSBE do të drejtohet nga Edi Rama, të cilit i kujton edhe një skandal të vitit 2016.

“Rama është i njohur në Europën Perëndimore si artist dhe shpirt i lirë.

Si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, ai ka kohë që ka zbuluar anë të tjera për veten e tij. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kalojnë përmes sistemit politik të Shqipërisë, dhe anëtarët e kabinetit të Ramës janë përfshirë gjithashtu në marrëveshjet e drogës.

Ka pasur edhe një skandal rreth Ramës vetë në vitin 2016: me firmën e tij, fondet shtetërore prej 500 mijë dollarësh kaluan te fondacioni i Bienales së Venecias, ku vetë Rama ekspozon punimet e tij”, shkruan gazeta.

Në vijim në artikull thuhet se rastësisht, kryesia e OSBE-së i shkoi Shqipërisë më 1 janar.

“Çdo vit, kjo kryesi merret nga ministri i jashtëm i një vendi anëtar- një post që Rama e mban pas shkarkimit të ministrit të vjetër të jashtëm.

LEXO EDHE  Aksidentet në Tiranë, 3 viktima në 24 orë / Skandal, një prej të aksidentuarve ende e paidentifikuar

Nëse e konsideroni kryesinë e OSBE si një ilaç efektiv kundër konflikteve dhe problemeve të trancizionit në një demokraci, atëherë Shqipëria është në një gjendje paradoksale, në të njëjtën kohë është ofruese dhe konsumatore e këtij ilaçi,” shkruan publicisti nga Kosova, Veton Surroi.

Pozicioni i kryetarit duket pikant për shkak se Rama nuk e ka mbuluar veten me famë kur bie fjala te liria e medias- një nga detyrat kryesore të organizatës.

Në të kaluarën, për shembull, i shqetësuar nga puna e gazetarëve kritikë, kryeministri i Shqipërisë i ka sharë ata si ‘sharlatanë’ apo ‘kazan plehrash’.

Ai gjithashtu ka miratuar thuajse vetëm një ligj që i hap rrugën përveç të tjerash, detyrimit të medias online për të instaluar pop-up me njoftime qeveritare, ose për të fshirë përmbajtjen nga faqet e tyre të internetit. Media dhe OJQ-të druhen nga mbikëqyrja shtetërore.

Artikulli thekson se Rama po formon një shtet shqiptar sipas ideve të tij.

“Reformat që duhet të avancohen përpara bisedimeve të pranimit në BE, të tilla si sistemi gjyqësor ose kundër korrupsionit, janë në duart e tij. Dhe tani edhe Kryesia e OSBE-së”, përfundon artikulli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular