BallinaSocialeRreziku nga moti ekstrem, ja çfarë parashikohet për Shqipërinë

Rreziku nga moti ekstrem, ja çfarë parashikohet për Shqipërinë

Germanëatch” ka publikuar indeksin global të riskut klimatik për vitin 2020 ku merr në analizë 152 shtetet të botës dhe mat impaktin e kushteve ekstreme të motit, si përmbytjet, valët e të nxehtit, stuhitë, etj, gjatë 2 dekadave të fundit.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është ndër vendet më pak të rrezikuara në botë sa i përket kushteve ekstreme të motit, dhe renditet në vendin e 125-të në indeksin e përgjithshëm, ku vendi i parë, që i takon Japonisë, është ai me rrezikun më të lartë.

Renditja i referohet vitit 2018, ndërkohë që përgjatë të gjithë periudhës 1999-2018, Shqipëria renditet në vendin e 129-të në botë.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Serbia është në zonën e nxehtë dhe duket të jetë vendi më i vuajtur, ndërkohë që më pas ndjek Bosnje hercegovina e Shqipëria. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova e vuajnë më pak se ne kërcënimin e motit të egër. Shqipëria ka një renditje mjaft të mire në këtë drejjtim sa i përket fataliteteve si pasojë e kushteve ekstreme të motit, ku renditemi të 137-tët në botë, por jo e njëjta gjë mund të thuhet në drejtim të dëmit ekonomik, ku renditemi në vendin e 87-të në botë.

Në nivel global, Puerto Rico , Myanmar dhe Haiti janë vendet më të prekura nga kushtet ekstreme të motit gjatë 2 dekadave të fundit, ndërsa vendi më i sigurtë rezulton të jetë Bahrein./Scan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular