BallinaAktualitetShërbimi sekret turk zbarkoi në Tiranë, Çelik u dërgua me ‘Air Albania’

Shërbimi sekret turk zbarkoi në Tiranë, Çelik u dërgua me ‘Air Albania’

spot_img
spot_img

Njësoj si në Kosovë, Shërbimi Informativ Kombëtar Turk (MIT) u përfshi në procesin e deportimit të një ‘gylenisti’ nga Shqipëria.

Harun Çelik, 45-vjeçar, pasi kishte përfunduar dënimin me burg prej 5 muajsh pasi ishte futur ilegalisht në Shqipëri, u lirua dhe me urgjencë është deportuar për në Turqi përmes aeroportit të Rinasit.

Siç shkruan mediumi i afërt me Erdoganin, ‘Anadoly Agency’ “Harun Çelik është dërguar në Turqi nga Shqipëria përmes një operacioni të Shërbimit Informativ Kombëtar Turk (MIT)”, raporton Gazeta Express.

Inteligjenca turke ishte përfshirë edhe në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova gjatë fillimit të 2018-ës.

Pas këtij skandali u shkarkua kreu i Inteligjencës kosovare, Driton Gashi, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Kurse gazeta turke, Hurriyet shkruan se Çelik u soll në Stamboll në bordin e Air Albania.

Teksa po dërgohej në aeroportin e Rinasit, miqtë e tij e ndoqën nga pas makinën dhe i thërrisnin: Harun, bëj sikur të ka rënë të fikët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular