BallinaBotaThellohen tensionet/ Raketa amerikane vret numrin 2 të Iranit, gjeneralin Soleimani. Teherani:...

Thellohen tensionet/ Raketa amerikane vret numrin 2 të Iranit, gjeneralin Soleimani. Teherani: “Akt terrorist nga Uashingtoni”. Pas sulmit rritet çmimi i naftës

Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë nga forcat amerikane në Irak duke thelluar kështu tensionet mes SHBA dhe Iranit. Sulmi i urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump pranë aeroportit të Bagdadit, në Irak, ka shkrumbuar plotësisht dy makina duke vrarë 8 persona mes të cilëve edhe gjeneralin iranian Qassem Soleimani, figura kyçe në strategjinë e Teheranit në Lindjen e Mesme.

“Është një akt terrorist”, ka thënë ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif. Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei bën thirrje për hakmarrje. Pentagoni ka replikuar: “Do mbrojmë interesat tona”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që ka urdhëruar vrasjen e Soleimanit sipas Pentagonit, ndërkohë që në profilin në “Twitter” ka publikuar një foto të flamurit amerikan.

Gjenerali Qassem Soleimani ishte Komandanti i Forcës elitë Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, mbrapa këtij sulmi. Ai ka shpallur tri ditë zie.

Përgjigja e Uashingtonit vjen pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane.

Gjenerali Soleimani, 62-vjeçar, është konsideruar figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas Khameneit. Forcat e tij elite, Quds, i kanë raportuar drejtpërdrejt liderit suprem Khamenei dhe ai është cilësuar si figurë historike kombëtare.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar komandantin dhe forcat e tij si terroristë dhe i ka mbajtur përgjegjës për vdekjet e qindra personave që kanë qenë pjesë e personelit amerikan.

Ambasada amerikane në Bagdad u ka kërkuar të gjithë shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmeve ajrore.
“Për shkak të tensioneve të larta në Irak dhe rajon, ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Shtetasit amerikanë duket të largohen me linja ajrore apo rrugëve tokësore përmes shteteve tjera”, është thënë në deklaratë.

Pak pas sulmit, çmimet globale të naftës janë rritur më shumë se 4 për qind.

Soleimani


Çfarë ndodhi

Mediat amerikane kanë raportuar se gjenerali Soleimani dhe zyrtarë të milicisë së përkrahur nga Irani janë nisur me dy makina drejt aeroportit të Bagadait, kur janë qëlluar nga një dron amerikan.

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se edhe lideri i milicisë iraniane, Abu Mahdi al-Muhandis është në mesin e të vrarëve.
Pentagoni përmes një deklarate ka thënë: Me udhëzime të presidentit, ushtria amerikane ka marrë vendim për të mbrojtur personelin amerikan duke vrarë, Qasem Soleimanin.

“Ky sulm ajror synon të ndalojë planet e Iranit për sulme në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur njerëzit dhe interesat tona në gjithë botën”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Ky sulm me dron vjen disa ditë pasi disa protesues kanë sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad, duke u përleshur edhe me forcat amerikane në ato hapësira.
Pentagoni ka thënë se Gjenerali Soleimani ka miratuar sulmet në ambasadën e SHBA-së.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, e ka cilësuar sulmin “akt ndërkombëtar të terrorizmit” në një postim në Twitter, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë përgjegjësi për të gjitha pasoja e avanturizmit të tyre mashtrues”. Ish-komandati i Gardës Revolucionare, Mohsen Rezaei, ka thënë se Irani do të kryejë “hakmarrje të ashpër ndaj Amerikës”.

Një zëdhënës i Qeverisë iraniane ka thënë se personeli për siguri kombëtare do të takohet brenda disa orëve për të diskutuar “aktin kriminal të sulmit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular