BallinaUncategorized“Eshtë kryeministër i dështuar”, reagon PD, Paloka: Largimi i Ramës, rruga drejt...

“Eshtë kryeministër i dështuar”, reagon PD, Paloka: Largimi i Ramës, rruga drejt zgjedhjeve te lira

Nga Edi Paloka

Opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër. Me Edi Ramën u thellua varfëria, krimi dhe kriminelët kapën qeverinë dhe shtetin dhe shqiptarët u larguan si asnjëherë më parë nga vendi i tyre. Ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim.

Sot ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët. Sepse e gjithë qeverisja e Ramës është në funksion të një grushti të korruptuar gjakpirësish të shqiptarëve.

Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular