BallinaKultureFestivali i këngës ra si insitucion, shpërthen mjeshtri i Madh Osman Mula:...

Festivali i këngës ra si insitucion, shpërthen mjeshtri i Madh Osman Mula: Pse duhet pushuar Thoma Gëllçi

Nga Osman Mula

Të dashur miq! Kur zbres në mëngjes nga pallati për të pirë kafe, në ambientet përreth degjoj muzikë nga youtube që tronditem e fyem për atë helm që thith nga kjo krijimtari mizerabel pa vlerë helmuese e cila u kthye në institucion të së keqes që s’ka ilaç më që e shëron.
Festivali i 58-të i RTSH, fatkeqsisht ra në këtë pozitë ku preku fundin e krijimtarisë të artistëve profesionistë që shkruan dhe ruajtën me aq mund këngën shqiptare. Sivjet dëgjuam tekste të dobëta pa fabul, pa ide që nuk merresh vesh asgjë e cila zëvendësoi poetët si: Spahiu, Jorganxhiu, Papingji , Duka , Doçi etj. As Zushi as Fara as Gjata nuk mund ta marrin përsipër poezinë e festivalit biles edhe muzikën se ndonjëra mund ta ketë kengë nga orkestratori. Sipas moderatores ky (mendje ndrituri) i festivalit ishte Thoma Gëllçi. Ky drejtor sa erdhi në institucion hapi zyrën, vuri maskën e urrejtjes dhe hoqi 3 specialistët e muzikës nga puna duke lënë festivalin e kengës pa doganë. I mori ky mendje ndritur të gjitha përsipër. Erdhi kushdo, u fut kushdo, këndoi kushdo, foli kushdo. Menduan që për 3 netë të zbrazeshin ca kishin në mendje te festivali. Pra, ky tha Thomai është festivali im. Por festivali u prit si ska më keq. I ngeli turpi, por turpi i tij vazhdoi edhe kur dha urdhër që mos të paguhen autoret për të drejtat e krijimtarisë. Gjë që i mundësoi artistët të dalin me një peticion ku: Tërheqin krijimtarinë nga radiot dhe ekranet. Pra në paguajmë taksën ti nuk na fton as në festival as na paguan krijimtarinë. E di se nuk emocionohesh se ke shefin. Po këto ishin ato zërat më të bukur që zgjodhe ti së bashku me maestro Cikon? Pse Gena, Ziso, Berisha, Fara, Gjata kjo është armata e zërave të muzikës së lehtë? Këto kanë vendin e tyre po nuk jan kollona kryesore. Ku janë Gjoka, Makashi Deda, Engjelli, Skenderaj, Shahini, Pasha, Ikonomi, Libohova, Malaj, Gjylbegu!… po të kishe një komision muzikantësh do të perzgjidhnin edhe të rinjtë edhe profesionistët. Se i vetmi institucion që ruante fizionominë e këngës ishte festivali i fundvitit, edhe ky ra të ajo kafja e mëngjesit që thash pak me lart duke ju bashkuar aktiviteteve të rruges. Ku janë Shehu, Sina , Zhulali, Kacinari, Zhegu, Krasniqi etj…për djeni ky mendje ndrituri drejtori RTSH kasetat tona ka shitur nëpër shëtitoret e kosovarëve nëpër Amerike. Me ato ushqente familjen. Sapo i kthye në atdhe u shpreh mos të shoh asnji nga autoret shqiptar në festë dhe i besove maqedonasit për të perfaqësuar Shqiperine në Eurosong!. T’i duhet të pushohesh menjëherë nga puna se vitin tjetër në Eurosong mund të na dërgosh me një serb. Duhet të ikësh ti dhe të kthehen muzikantët në radio. Nuk më shkonte mendja se kryeredaktori i fundit i gazetës Zeri i Popullit do ta kisha sot drejtor në vitin 2020. E tmerrshme!
Ehh mor shoku  Thoma!
Me shpejt e more t’i pasaportën amerikane se John Lenon. ..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular