BallinaKulture"Një grua me fëmijë në krah..."/Tregim nga Sami Milloshi

“Një grua me fëmijë në krah…”/Tregim nga Sami Milloshi

Nga Sami Milloshi

Tregim

Ajo erdhi dhe iku. Iku me nje djale te vogel kerthi qe nuk i kishte mbushur ende dy vjet. Thuajse fluturoi. Por nje gje e mesuam : ajo foshnje nuk qe e saj. E kishte adoptuar…

Sa here vinte Krishtlindja ne mblidheshim sebashku. Ajo me te shoqin dhe ne te tjeret, une me gruan dhe femijte tane.

Vec ta shihje si terbohej ajo pas femijeve te mij. I donte sikur t’i kishte te vetet. Ndoshta ngaqe nuk e kishte provuar ndjenjen e memesise. Ndoshta ngaqe e dinte se nuk do ta provonte kurre…

Edhe i shoqi po ashtu. Por ai qe me i permbajtur. Nuk e jepte veten. Dukej se per te nuk ishte ndonje fatkeqesi e madhe qe nuk ishte bere baba e qe ndoshta mund te mos behej kurre.

Pastaj ne jeten e tyre erdhi ky djale i vogel. I adoptuari. Qe dukej i zbehte ne fytyre, me nje lekure si prej limoni, a thua se nuk e kishte pire qofte edhe nje gllenke qumesht prej sises se te jemes…

Po cila qe mema? Ku ishte mema ? Ajo qe vertet e kishte mbajtur ne bark per nente muaj.
Ne kete nuk e mesuam kurre. As nuk pyetem dhe ,ca me teper ,ajo na dha te kuptonim se ne nuk duhej ta benim ate pyetje.

Ishte kaq prekese ta shihje ate grua te rrinte me nete te tera pa gjume per ate femije shendetlig. Por ishte po ashtu e cuditshme kur ajo pothuaj e harroi se ai djale kishte patur nje nene qe e kishte lindur diku, dikur…

Dhe, edhe me e pabesueshme ishte se si ajo grua, cdo dite qe kalonte po shfaqej sikur te qe ajo nena e vertete, ajo qe kishte kishte ndjere shqelmat kur e kishte pasur ate foshnje ne bark…

Po te shihje fytyren e asaj gruaje i dalloje krejt lehtesisht vragat e moshes dhe kushdo e merrte vesh se ajo edhe sikur te qe e afte te behej meme, nuk e kishte moshen per te lindur femije. Se Zoti e ka shkruar nje kalendar ne kockat e gruas kur lulezojne lulet, kur lidhet fruti dhe,kur me ne fund, bien gjethet ne vjeshten e saj…

Ajo nuk donte t’ia dinte per kete kalendar, thosha une me veten time. Ajo qe bere MEME. Dhe e kishte pushtuar Boten me ate djale kerthi…

Nga te gjitha pushtimet, une e besoja se ky qe pushtimi me fatlum per te cilin Bota kishte nevoje. Sepse Bota po behej shkretetire ne syte tane.

Ne qytetin tim kishte kohe qe nuk degjohej nje e qare femije… Sepse ata qe mund te mbushnin djepet me femije iknin nga syte kembet. Ata nuk kishin buke per te ngrene ne tryeze e si mund t’u shkonte mendja te kishin edhe femije ?! Ata kishin frike nga gjithshka. Nga stuhite, nga permbytjet, nga femijet…

Lengu i burrave kishte ngrire bashke me vezet e grave… Dhe kjo ishte sikur te kishte rene nje bombe atomike e padukshme ne qytet , nje bombe qe, larg qofte o Zot i madh, po shuante faren e qytetit…

Ndonje here, mbremjeve, i thosha vetes se gruaja me foshnjen kerthi e shpetoi Boten tone qekurse e adoptoi kete djale fatkeq. Shpetoi edhe veten se e largoi vdekjen nga vetja. Te rrisesh nje femije eshte si te besh nje dyluftim me vdekjen tende dhe, ne me te shumten e rasteve ta fitosh..

Por, kishte edhe caste kur mendoja se , kur te rritej ai djale, mema qe e rriti duhej t’ia tregonte se kush ia kishte bere realisht koken.
Pastaj prap ndjehesha ligsht. E kush isha une qe duhej t’i mesoja gruas me foshnjen kerthi se cfar duhej te bente? Une thjesht isha nje komshi i saj, asgje me shume.

Ne fund te fundit, ajo i doli per zot nje kerthiu qe nuk dihej se si do t’i shkonte fati, pasi e braktisen ata qe i bene koken…

Ne fund te fundit, ajo e shpetoi Boten sepse i dha fryme nje femije , jo une qe ,ndoshta, po me peshjellohej koka nga nuk e di se cfare…

Ajo erdhi dhe iku. Iku me nje djale kerthi qe ende nuk i kishte mbushur dy vjet.

Kur iku me pershendeti me dore dhe me tha:

– Mire mbetsh! Zoti te bekofte ty dhe femijte !

Dhe une, nuk e dij se si m’u dha dhe krejt qetesisht iu gjegja:

– Zoti te bekofte edhe ty. Ti je MEMA me e mire ne BOTE!

Qeshi. I ndrine syte si dy yje te zjarrte ne ate muzg dimri . E ndoqa me sy nje cope here si capitej neper udhezen me bore…

E shihja tek mbante te voglin ne krah dhe e ndjeva qe ajo grua qe shpetoi qytetin, me theu nje qelq qe e mbaja kot se koti diku ne nje skute te vetes sime. Ndoshta qene copat e thyera te egos sime…

Per here te pare ne jete pashe nje grua qe me shpetoi edhe mua ne kete Bote…

Nje grua qe erdhi dhe iku me nje femi ne krah…

_______

Piktura me poshte eshte e mikut tim,
Piktorit te famshem , MJESHTRIT Buron Kaceli

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular