BallinaKronikeGrabitja me dhunë në Memaliaj, zbulohet shuma që morën hajdutët, i moshuari...

Grabitja me dhunë në Memaliaj, zbulohet shuma që morën hajdutët, i moshuari me plagë në spital (Emri)

Zbardhen detaje të reja nga dhunimi i një të moshuari dhe më pas grabitja e tij.

Policia ka deklaruar Hiqmet Ramadani, 87 vjeç është grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Kanë qenë dy persona të maskuar që janë futur në shtëpinë e Ramadanit dhe e kanë dhunuar, duke e lidhur me litar.

Më pas kanë grabitur dhe 12 milionë lekë.

Zona ku ka ndodhur grabitja

Policia e Memaliajt/ Informacion paraprak

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe   kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular