BallinaBotaPARALAJMERIMI I Trump: Nëse Irani vret qoftë dhe një amerikan do sulmojmë...

PARALAJMERIMI I Trump: Nëse Irani vret qoftë dhe një amerikan do sulmojmë pa mëshirë

Presidenti Donald Trump ka bërë një parlajmërim të fortë kundrejt Iranit. Përmes një postimi në facebook Trump deklaron se nëse Irani do të hakmerret duke sulmuar qoftë dhe një amerikan apo një aset amerikan atëherë do të sulmojë 52 objekte të Iranit që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më parë.

Trump tregon se sulmi për vrasjen e gjeneralit Soleimani u bë pasi ai kishte planifikuar të sulmonte ambasadën amerikane

“Irani me guxim të madh thotë se ka në shënjestër disa asete të SHBA-së si hakmarrje për sulmin tonë ndaj liderit terrorist i cili vrau një amerikan dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë, pa përmendur njerëz të tjerë që vrau gjatë jetës së tij përfshi dhe qindra protesues iranianë së fundmi. Ai gati po sulmonte ambasadën tonë dhe përgatitej për goditje të tjera në disa lokalitete të tjera.

Më tej Trump thotë se SHBA nuk do më kërcënime dhe nëse Irani vret qoftë dhe një amerikan atëherë goditja do të jetë shumë e ashpër

“Irani nuk ka qenë asgjë vetëm problem për shumë vite. Le të shërbejë kjo si PARALAJMËRIM që nëse Irani vret qoftë një amerikan apo  godina të amerikanëve, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara, disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane. Irani vetë do të GODITET SHUMË SHPEJT E SHUMË FUQISHËM. SHBA nuk do më kërcënime!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular