BallinaAktualitetFOTO/VIDEO- Tërmeti i fortë godet një tjetër shtet. Dëme të shumta nëpër...

FOTO/VIDEO- Tërmeti i fortë godet një tjetër shtet. Dëme të shumta nëpër shtëpi dhe…

Një tërmet i fortë goditi Porto Riko të hënën herët në mëngjes, ndërsa pas lëkundje të forta priten ende. Dridhja me madhësi 5.8 ndodhi në orën 5:32 në mëngjes, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

JVF617SV

Tërmeti ishte përqendruar rreth 12 km në jug-juglindje të Indios, Porto Riko, në një thellësi prej rreth 5.9 km nën tokë.

Nuk u raportuan lëndime të mëdha, tha Drejtori për Menaxhimin e Emergjencave i Porto Rikos, Carlos Acevedo.

Ai tha se disa shtëpi u dëmtuan në Guanica, dhe një shtëpi u shemb në Guayanilla.

Disa nga të prekurit e tërmetit postuan foto të çarjeve të thella në mure.

200106080812-20200106-puerto-rico-earthquake-shakemap-usgs-exlarge-169

Asnjë paralajmërim për tsunami nuk u dha pas lëkundjes, por gjeologët paralajmërojnë për më shumë dridhje në vijim.

“Më shumë tërmete se zakonisht (të quajtura pas goditje) do të vazhdojnë të ndodhin pranë shtresës kryesore,” thanë USGS.

“Kur ka më shumë tërmete, mundësia e një tërmeti të madh është më e madhe që do të thotë se mundësia e dëmtimit është më e madhe.”

Agjencia këshilloi këdo që ndodhet brenda ose afër strukturave të cenueshme që të jenë tepër të kujdesshëm.

82030769_258034161837415_2819354298465386496_o82451050_258030155171149_6747697709995524096_o81273569_258030101837821_8989471042787344384_o81575124_258030051837826_419106714084704256_o

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular