BallinaKronikeNjihej si person i qetë/Kush është i ekzekutuari me armë zjarri në...

Njihej si person i qetë/Kush është i ekzekutuari me armë zjarri në Tropojë, baba i dy fëmijëve

Pronari i një lokali dhe pike karburanti në Tropojë, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, është vrarë me armë zjarri para lokalit të tij që ndodhet në rrugën e spitalit, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, as autorët, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli për zbulimin dhe kapjen e autorëve, po derimë tani nuk ka asnjë të shoqëruar.

Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe dëshmitarë të mundshëm.

Sipas dëshmive të para nga ana e banorëve në zonë, Gjyriqi njihej si një person i qetë dhe nuk kishte konflikte të hapura me persona të tjerë.

Ai ka qenë baba i dy djemve, dhe jeta e tij ishte e përqendruar kryesisht në dy bizneset e tij modeste, me të cilët siguronte dhe jetesën dhe të ardhurat e familjes.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular