BallinaAktualitetEkzekutimi i Reçit dhe lidhja me vrasjen e drejtorit të OSHEE-së

Ekzekutimi i Reçit dhe lidhja me vrasjen e drejtorit të OSHEE-së

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi, sot në Rrëshen.

Ai dyshohej të ishte një nga autorët e ekzekutimit të 9 shtatorit të vitit 2016, ku mbeti i vrarë ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jakut.

Image

Sajmir Jaku

Por kjo akuzë nuk u provua asnjëherë, ndërkohë që Reçi nuk u arrestua.

Ky i fundit u vra teksa dilte nga lokali i tij në Rrëshen, ndërsa ishte i shoqëruar nga një person tjetër.

Kujtojmë se në prill të 2017-ës Reçit iu vra edhe vëllai i tij në Romë.

Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut.

Ndërkohë vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit.

Image

Djathtas Gasper Reçi dhe majtas Kastriot Reçi

Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri. /BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular