BallinaAktualitet“I dhashë 500 €…”, babai i Alvin Berishës u rrëmbye nga ISIS!...

“I dhashë 500 €…”, babai i Alvin Berishës u rrëmbye nga ISIS! Detajet rrëqethëse të operacionit, letra që zbuloi vendndodhjen e vogëlushit

Historia e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, preku shumë zemra në mbarë botën, derisa u arrit shpëtimi i tij nga kampi i vdekjes “Al Hol”, në Siri. Ai tashmë jeton i lumtur pranë familjes së tij në Itali, por sot kanë dalë në dritë detaje të reja nga operacioni i shpëtimit të babait të Alvinit, Afrim Berisha.

Në një intervistë për gjigantin “Euronews”, Afrimi ka zbuluar se pasi vendosi që të shkonte vetë personalisht në Siri, ai është rrëmbyer nga ISIS, por ka shpëtuar pasi i ka dhënë 500 euro një luftëtari shqiptar.

“Mendoja vetëm për Alvinin. Nuk isha i interesuar për asgjë tjetër, e dija rrezikun që më kanosej, por çfarë mund të bëja. Kam ndenjur me javë në Siri, pastaj më kapën ato të ISIS, por shpëtova pasi i dhashë 500 euro një luftëtari shqiptar”, tregon babai i Alvinit.

Afrimi arriti të shpëtonte, duke u larguar nga Siria, por kjo nuk e ndaloi që të rikthehej çdo vit në kërkim të djalit 11-vjeçar derisa sa mori në dorë letrën që e përcaktonte qartë vendndodhjen e tij.

“Përshëndetje babi, si je? Jam unë, djali yt Jusuf – emri im shqiptar është Alvin. Më mungon babi. Më merr në shtëpi të lutem. Dua të shkoj në shtëpi. Të dua dhe më mungon. Djali yt, Alvini,” thuhet në letër.

Si Alvini janë edhe fëmijë të tjerë në atë kamp. Për Tomaso Della Longa nga Kryqi i Kuq, publikimi i kësaj historie me të gjitha përpjekjet individuale të babait të tij, shërbejnë për fillimin e bisedimeve me qeveritë për riatdhesimin e tyre. “Ka filluar diskutimi për riatdhesimin e tjerë. Është aq komplekse sa nuk mund të ndodhë sot për nesër”, përfundoi ai.

5e138aef42a85letraaa

Si përfundoi Alvini në kamp?

Historia e tij e trishtë nis që në moshën 6-vjeçare, kur e ëma braktisi familjen dhe e mori me vete në Siri, mes luftës dhe pasigurisë. Tragjedia do të bëhej edhe më e madhe, kur e ëma do të humbiste jetën së bashku me bashkëshortin e saj. Kur Alvini do të mbeste i vetëm, përpjekjet e të atit që të bëheshin edhe më të mëdha, që të mbërrinte në gjurmët e tij. Në emisionin “Le Iene”, babë e bir u takuan mes lotësh.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular