BallinaAktualitetRritet çmimi i vizave, ja sa duhet të paguajnë shtetasit nga Kosova...

Rritet çmimi i vizave, ja sa duhet të paguajnë shtetasit nga Kosova për në zonën Shengen

Që nga 2 shkurti i këtij viti, të gjithë ata që synojnë të aplikojnë për vizë shengen do të jenë të detýruar të pagúajnë taksë 33,3 % më shumë. Kjo i bie që aplikuesit për vizë do të duhet të pagúajnë 80 euro dhe jo 60 sa është aktualisht, raporton Gazeta Express. Përveç çmimit, do të ndryshojë edhe një prej rregullave të aplikimit.

Ata, të cilët do të dëshirojnë të vizitojnë ndonjë prej vendeve të zonës shengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, pasi aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët. Ky ndryshim i Rregullores për Viza është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen. Një rregullore të tillë disa prej shteteve të BE-së kanë konfirmuar se do të fillojnë ta impélmentojnë në periudhën e njëjtë. Për SchengenVisaInfo.com një gjë të tillë e kanë pohuar nga Lituania, Gjermania, Danimarka, Finlanda e Belgjika.

Përveç këtyre, sipas kësaj rregulloreje të re që do të implémentohet nga shkurti i këtij viti, shtetet anëtare do të jenë të detýruara të hapin qendra për procesim të vizave, në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos detýrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar.Në kodin e ri, gjithashtu, thuhet se taksa për vizë do të dískútohet çdo tre vjet, nëse çmimi të mbetet i njëjtë apo të ndryshohet.

Marrë nga gazeta Ekspress

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular