BallinaAktualitetBiznesmeni u qëllua sapo ishte ndarë me vëllain, 6 të shoqëruar në...

Biznesmeni u qëllua sapo ishte ndarë me vëllain, 6 të shoqëruar në polici (Detajet)

Një ditë pas vrasjes në Rrëshen të biznesmenit Kastriot Reçi, policia ka shoqëruar 6 persona por nuk ka ende asnjë të ndaluar.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se personat e shoqëruar po merren në pyetje rreth ngjarjes. Policia vijon kontrollet në zonë në lidhje me autorët të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona. 47-vjeçari sipas hetimeve është qëlluar me snajper nga një distance 150 metra.

Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë së bashku me të vëllain dhe sapo kishin parkuar makinën e po hynin në lokalin ‘Mirdita’ në pronësi te tyre. I vëllai kishte hyrë pak disa sekonda më para.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular