BallinaAktualitetDenoncimi/12 mijë pedagogë pa paga, qeveria në shërbim të oligarkëve, pagesat e...

Denoncimi/12 mijë pedagogë pa paga, qeveria në shërbim të oligarkëve, pagesat e tyre nuk vonojnë asnjë ditë

12 mijë pedagogë pa paga, Albana Vokshi: Qeveria në shërbim të oligarkëve, pagesat e tyre nuk vonojnë asnjë ditë

Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit.  Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular