BallinaKryesorePrag marrëveshjeje, mediat kosovare: Mustafa merr 6 ministri dhe Presidentin, Kurti do...

Prag marrëveshjeje, mediat kosovare: Mustafa merr 6 ministri dhe Presidentin, Kurti do të falë edhe….

Mediat kosovare paraprijnë se nesër mund të finalizohet përfundimisht një marrëveshje për koalicionin qeverisës.

Sipas skenarit që ato kanë ngritur duket se LVV do t’i japë LDK-së dhe një ministri tjetër si ajo e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë ku si emër për këtë ministri gjatë ofertës publike të dy ditëve më parë Rozeta Hajdarin. Gjithsesi Kurtit i mbetet post i kryeministrit, i kryetarit të Kuvendit që është Glauk Konjufca si dhe katër ministry kurse LDK merr 6 ministri dhe Presidentin.

Sipas të gjitha gjasave, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur.

LDK do t’i ketë 6 ministri:

Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës

Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal

Ministria e Arsimit dhe Kulturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit

LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit.

Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.

/Klan Kosova

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular