BallinaAktualitet“Shqipëria lufton korrupsionin”, Ambasada e SHBA nxjerr videon: BKH do të veprojë...

“Shqipëria lufton korrupsionin”, Ambasada e SHBA nxjerr videon: BKH do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në

Ambasada Amerikane në Tiranë deklaron se SHBA-të janë të përkushtuara në luftën kundër korrupsionit ndërsa pohon se Byroja e Kombëtare e Hetimit do të hetojë dhe veprojë ngjashëm me FBI-në.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ambasada ka shpërndarë edhe një video ku udhëzon dhe informon qytetarët mbi rolin dhe detyrat e BKH-së dhe SPAK, që vijnë si institucione të reja për të luftuar korrupsionin në vend.

“🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular