BallinaAktualitetVideo e momentit të vrasjes se Kastriot Reçit në Rrëshen

Video e momentit të vrasjes se Kastriot Reçit në Rrëshen

Një video e publikuar në youtube tregon pamjet e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, ndodhur paraditen e djeshme, në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Në videon e siguruar ekskluzivisht, dosja.al thote se është filmuar vrasja e biznesmenit 47-vjeçar  që zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi i afrohet fëmijës.

Në  momentin kur është larguar fëmija, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular