BallinaKultureAlbumi i ri i Dua Lipës pritet të lansohet muajin e ardhshëm

Albumi i ri i Dua Lipës pritet të lansohet muajin e ardhshëm

Hiti “Don’t Start Now” do të shfaqet në albumin e ri të Dua Lipës, “Future Nostalgia”, i cili pritet të dalë në treg muajin e ardhshëm.

Këngëtarja 24-vjeçare nga Kosova duke folur me Zane Lowe në “Apple Beats 1”, e përshkroi albumin e ri si një prodhim më klasik të vallëzimit.

“Doja që albumi të ishte më instrumental dhe u ndjeva më e rehatshme në studio”, tha Lipa.

Lipa, gjithashtu, zbuloi se do të ketë një këngë në albumin e ri në lidhje me përvojën dhe rreziqet e të qenit grua./ksp

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular