I thirrën për analizë, 17 oficerë policie në pranga

0

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar dhe proceduar 17 oficerë policie në Durrës e Shijak të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se SHKB, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës, kanë nisur një hetim që pritet të finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.

Efektivët janë thirrur për analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të policisë, ndërsa në përfundim është bërë dhe shoqërimi i tyre. Pritet qëndrimi zyrtar i policisë vendore mbi ngjarjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.