BallinaKryesoreMinistri i Jashtëm holandez: Nuk ka negociata për Shqipërinë, ja 2 kushtet...

Ministri i Jashtëm holandez: Nuk ka negociata për Shqipërinë, ja 2 kushtet që duhet të plotësohen

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok deklaron se nuk Shqipërisë nuk i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deklarata e kreut të diplomacisë holandeze është bërë sot në një interviste për gazetën kroate, “Jutrnji List”. “Para se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar ministri Stef Blok.

I pyetur mbi veton e Francës, Danimarkës dhe Holandës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Blok tha se pavarësisht rezervave qëndrimi i vendeve të BE është i qartë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian. “Ky qëllim përfundimtar është i palëkundur”,- ka thënë ministri holandez. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia të vijojnë me reformat dhe se Holanda është gati t’i ndihmojë këto vende për sfidat që kanë përpara. Ministri holandez ka shtuar se “Këshilli i Europës do të diskutojë për çështjen e Ballkanit, para Samiti të muajit maj 2020”, që do të mbahet në Kroaci.

Kroacia mban presidencën e radhës së BE-së dhe një nga axhendat kryesore të saj është integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo që bie në dy në qëndrimin e ministrit Holandez është se kritikat për mungesën e rezultateve konkrete janë për Shqipërinë dhe jo Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Franca ka deklaruar se refuzimi i negociatave erdhi për shkak të reformimit të procesit, Holanda paraqet ankesa konkrete që lidhen me reformat e qeverisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular