BallinaLifestylePërse Meghan dhe Harry u larguan nga titulli mbretëror

Përse Meghan dhe Harry u larguan nga titulli mbretëror

Ditën e djeshme, çifti mbretëror, Harry dhe Meghan Markle, njoftuan se po hiqnin dorë nga posti i tyre në familjen mbretërore.

“Qëllimi ynë është të bëhemi “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, ndërkohë që do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht viteve të fundit, ndihemi të përgatitur për të bërë këtë ndryshim. Ne po planifikojmë të menaxhojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrimin tonë ndaj mbretëreshës dhe mirëqenies së përbashkët.”- është shprehur çifti.

Ky veprim nuk pritej nga familjarët e Meghan dhe Harry-t.

Sipas burimeve pranë tyre, Mbretëresha Elizabeth ishte e zhgënjyer nga dyshja. Po ashtu edhe Kate dhe William nuk e prisnin një lajm të tillë. Madje, as babai i Meghan, me të cilin dukesha ka një vit që nuk flet.

Vendimi i tyre u komentua gjatë në media dhe shumica iu kthyer kundër çiftit mbretëror, që tashmë s’do të jetë më i tillë.

Mirëpo, pas këtij vendimi serioz duhet të fshihet një arsye po aq serioze, që e ka detyruar çiftin të largohet nga familja mbretërore për t’u bërë i pavarur.

Mendohet se arsyeja kryesore që e ka shtyrë dyshen drejt ktij vendimi është media.

Titujt e shumtë, shkrimet e gjata dhe “lufta” e vazhdueshme me Meghan Markle, duke përdorur ‘skandalet’ e familjes së saj dhe duke i shtuar nota racizmi.

Nuk janë të pakëta herët kur Meghan është bërë shënjestra e mediave që prej martesës me Princin Harry.

Ajo ishte e bija e një gruaje me ngjyrë, kishte qenë e martuar dhe ishte më e madhe se Harry.

Familja e saj nisi të nxirrte probleme që nuk i kishin hije familjes mbretërore të Harry-t dhe të gjithë u kapën me faktin që raportet mes Meghan dhe të atit të saj ishin të agravuara.

Sot e kësaj dite ata vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin, ndërsa mediat vazhdojnë të shkruajnë për të njëjtat tema që duket se janë bërë të lodhshme për çiftin.

Para lindjes së vogëlushit Archie Harrison, folësi i radios në BBC, Danny Baker publikoi një foto të një shimpazeje në “Twitter”, krahas së cilës shkruante : “Foshnja mbretëror lë spitalin”.

Ai u pushua menjëherë nga puna, mirëpo ky nuk ka qenë raati i vetëm kur ndaj dukeshës është treguar racizëm.

Kështu, pas “goditjeve” të njëpasnjëshme nga mediat e vendit të tyre, Meghan dhe Harry vendosën të tërhiqen, për të bërë një jetë më të qetë, megjithëse u shprehën se do të jenë gjithmonë në mbështetje të plotë të Mbretëreshës Elizabeth.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular