BallinaSportRrahmani arrin marrëveshje me Napolin, mësohen detajet

Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin, mësohen detajet

Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se Amir Rrahmani do të transferohet te Napoli për 14 milionë euro.

Po ashtu, ka zbuluar se kapiteni i Kosovës, do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me klubin italian dhe do të fitojë 1.5 milion euro në sezon, transmeton KTV.

Rrahmani do të mbetet pjesë e Hellas Veronës deri në fund të sezonit dhe në verë, do të bashkohet me Napolin.

25-vjeçari, do t’i kryejë testet mjekësore gjatë javës që vjen dhe raportohet se do të jetë zëvendësues i Koulibalyt, i cili pritet të largohet gjatë verës.

Paraqitjet fantastike me Hellas Veronën, ku u shpall mbrojtësi me më së shumti duele të fituara në pjesën e parë të kampionatit në Serie A, ka bërë që futbollisti nga Prishtina të marrë oferta edhe nga disa klube të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular