BallinaKronikeBomba në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes/ Gazetarja: Tushe i kishte borxhe...

Bomba në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes/ Gazetarja: Tushe i kishte borxhe shoferit

Në emisionin Opinion mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala tha se ngjarja që ndodhi në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe ishte e rëndë edhe për faktin se ndodhi brenda institucionit shtetëror.

Sipas gazetares Lala, kryebashkiaku Tushe dhe shoferi i tij kanë patur edhe më herët konflikt mes tyre. Flitet për një borxh që kryetari i bashkisë i kishte shoferit të tij. Gjithashtu Lala tha se shoferi i Tushes ishte një biznesmen dhe ishte një nga njerëzit më pranë Tushes ku thuhet se edhe ka financuar kryebashkiakun.

Në fakt situata ishte e rëndë pasi kishte ndodhur një ngjarje brenda institucionit shtetëror. Rezulton se ish-shoferi kishte takuar kryetarin e bashkisë në momentin që kishte parkuar makinën dhe kishte diskutuar me të dhe më pas janë ngjitur, në fakt kishin debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin, sikur kanë deklaruar punonjësit e bashkisë dhe njerëzit që i njihnin nga afër. Debati ka qenë shumë i fortë në zyrën e kreut të Bashkisë dhe në momentin që ka ndërhyrë sekretarja ai ka shpërthyer granatën. Ish-shoferi ka qenë një nga njerëzit më të besuar dhe miqtë e tij më të ngushtë të Fatos Tushes. Ai ka punuar si shofer i tij dhe këtë e pranon dhe vet Tushe, deri në fundin e vitit 2015, fillimi i vitit 2016. Ka qenë një ndër njerëzit më të besuar dhe sigurisht ka pasur një konflikt mes tyre. Flitet për rnjë borxh mes tyre, kryetari i bashkisë i kishte borxh shoferit. Ai ishte një shofer biznesmen dhe kishte një lokal më zonë shumë mirë ekonomikisht, kishte disa probleme kohët e fundit me alkooli e thonin punonjësit e bashkisë, e frekuentonte rregullisht bashkinë dhe pse ishte larguar nga detyra. Konfliktet e tyre kanë qenë të vazhdueshme, duke qenë se kohët e fundit ishte mësuar për dyshimet për një rekord shumë të rëndë kriminale në Itali. Fatos Tushes i është kërkuar që ta largojë atë dhe ta mbaj larg atë se kishte dyshime se shoferi i tij ishte i përfshirë në një rrjet trafiku në Itali dhe Prokuroria shqiptare i ka kërkuar me letër-porosi të dhëna për këtë person. Kishte qenë më herët dhe më pas është kthyer. Ai është konsideruar si një ndër njerëzit shumë pranë Fatos Tushes dhe që e ka financuar. Kur them financim, këtë nuk di ta ndaj. Nëse ishte financim me angazhim personal me mundësit e tij apo angazhim financiar”, tha Lala./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular