BallinaSportI besoi “dashurinë” e tij të madhe, Duka shfryn kundër Panuccit: Nuk...

I besoi “dashurinë” e tij të madhe, Duka shfryn kundër Panuccit: Nuk do bëhet kurrë trajner

Dashuria e Armand Dukës për trajnerët italianë është tashmë e njohur nga të gjithë, edhe nga vetë italianët, një ide fikse e presidentit të FSHF-ës i cila nuk pritet të ndryshoj për një periudhë të gjatë, kjo u reflektua edhe në kontratën e re që firmosi në dhjetor me Edi Rejan, një kontratë 4-vjeçare. Jo gjithnjë “nuhatja” e tij për të gjetur njeriun e duhur ka funksionuar, rasti tipik ishte ai i Christian Panuccit, një trajner pa eksperiencë por që Duka ndryshe nga opinioni i besoj më shumë seç duhet. Në një intervistë për “Tuttosport”, Duka është ndalur duke folur për këtë zgjedhje e cila rezultoi fatale duke hedhur në “erë” kualifikueset “Euro2020”:

Duka

“Ishte një zgjedhje e gabuar, shkatërroi skuadrën. Ai është një njeri konfliktesh, nuk mund të bëhet kurrë trajner. Pas çdo ndeshje kishte tensione me shtypin, krijonte çarje në skuadër. Nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë. Kur i komunikova shkarkimin, më tha menjëherë që do të kërkonte deri në centin e fundit, më ka kërkuar edhe premio të ndeshjeve të luajtura nën drejtimin e Rejas. Nuk është një çështje ekonomike, por e korrektësisë etike”, u shpreh Duka duke u ndal më pas tek e ardhmja e Kombëtares, Edi Reja:

1. Rinovimi I Edi Reja, Firma Perpara Ndeshjeve Te Nentorit

“Në fillim kishte pak dyshime, atëherë Igli e telefonoi dhe e bindi të bëhej trajneri i Shqipërisë. Edi është një trajner me shumë eksperiencë, një trajner i ditur. Ka kthyer buzëqeshjen në skuadër dhe ka një klime konstruktive në ekip”, deklaroi presidenti i FSHF-së në intervistën e tij për “TuttoSport”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular