BallinaKronikeI doli emri në përgjimet prokurorisë pas takimit me "Zogun e Tiranës",...

I doli emri në përgjimet prokurorisë pas takimit me “Zogun e Tiranës”, reagon këngëtarja Elda Shabani

Pasi emri i saj doli në media pas përgjimeve në dosjen mbi rrjetin e prostitucionit ku u arrestua Hermes Nikaj, ndryshe i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, vjen një reagim nga këngëtarja Elda Shabani. Këngëtarja, e njohur me emrin e artit ‘Madona shqiptare’ në një komunikim me ‘BalkanWeb’ ka mohuar kategorikisht që të jetë pjesë e këtij grupi, ndërsa i cilësoi lajmet ku përmendet emri i saj, të pavërteta.

Në reagimin e saj, Shabani teksa e kap me mediat, thekson se është akuzuar se është pjesë e këtij rrjeti, vetëm se është parë në shoqërinë e Zogut të Tiranës. Nga përgjimet e dosjes hetimore që publikoi pak ditë më parë ‘BalkanWeb’ shihej se në fashikujt e dosjes përmendej edhe takimi që ‘Zogu i Tiranës’ kishte pasur me Elda Shabanin.

“Vëzhgimi i datës 01.07.2019 ka konstatuar ne oren 20.00 shtetasin Hermes Nikaj bashke me dy femra te moshes rreth 35 vjeçe duke hyre ne ambientet e bar Artisti ne Unazen e Re ne qytetin e Tiranes. Njera prej femrave ishte gjate rreth 165cm, me floke te zeza dhe trup i mbushur, ndersa vajza tjeter me floke ngjyre bjonde, e gjate rreth 160cm e cila njihet me emrin Elda Shabani ose (Madona shqiptare). Ne oren 21.10 shtetasi Hermes Nikaj bashke me dy femrat qe e shoqeronin, dalin nga ambientet e bar Artisti dhe hipin ne nje mjet tip Skoda ngjyre gri me targe AA526SY qe po i priste ne ane te rrugës.
Drejtuesi i mjeti ishte nje burrë rreth 35 vjec, ku pasi hipen ne mjet, vazhduan levizjen drejt pallatit me shigjeta, rruga e “Kavajes” dhe sapo kaluan kryqezirnin e “21 Dhjetorit”, mjeti tip Skoda ndaloi perballe Komisariatit te Policise nr 2, dhe zbret nga mjeti personi nen hetim Hermes Nikaj bashke me vajzen e njohur si Elda Shabani. Mjeti Skoda vazhdoi levizjen bashke me vajzën me floke te zeza ne drejtim te Zogut te Zi, ndersa shtetasit Hermes Nikaj dhe Elda Shabani u futen ne ambientet e bar Diamond te “21 Djetori””, thuhet në dosjen e Prokurorisë, që siguron “BalkanWeb”.

REAGIMI I ELDA SHABANIT
Shpërndajeni ju lutem…
Lajme te rreme nga gazetare Shqiptare te droguar ..
Heren e pare me nxorren ne portale qe kisha vdekur…tani kane gjetur versioni me te ri ..sikur kam bashkepunuar me zogun e Tiranës .turp o te mjere….
Persh..miq
Sonte do te jem live ne fb ne intervisten time ku do t’i drejtohem gazetarëve mashtrues te Shqiperise..
Doja t’ju lajmeroj qe sonte mbrema ne ora 19:00 do te jem ju live drejte perdrejte nga Facebook..
Ku do te Preke nje teme serioze sot..
Tema: per disa gazetare ..media.portale mashtruese qe mban Shqiperia..
Pasi ka kaq shume vite qe e kane perdorur emrin tim ne akuza te ndryshme..deri aty sa me bene dhe sikur kisha vdekur…
Dhe pa turp keto dite kane performuar perseri duke sajuar pretekste te reja sikur jam pjese e disa pslliqeve te Zogut te Tiranës….turp o gazetare te mjere qe nuk ju punon logjika..qe shkruani me te thena…
Thjeshtë shkruajnë temen Elda Shabani pjese e prostitucionit te Zogut te Tiranës..dhe me poshtë shkruajnë kane udhëtuar me makinë bashke dhe hane ndalur ne nje bar tek 21 Dhjetori ..po kur i ftoni artistet ne emisione pse i therrisni ne bare per diskutim? Cfare lidhje ka ky shkrim me bashkepunim me Zogun?

I bie qe te gjithve artistet qe ka ftuar zogu do dalin ne portale per bashkepunim?

Dhe pushimin familjare deshironi te na e ngecni ne fyt?
Kisha 4 vite qe nuk kisha vizituar Shqiperine..
Pasi jetoj shume vite ne Europe me familjen t’ime..
Pas 4 vitte vizitova Shqiperine sebashku me bashkëshortin dhe vajzen..menduam te kalojmë pushime te bukura..e nderkohe te realizoja disa kenge te bukura per publikun…
U ndjeva mire me mikpritjen e tv Top Canel ne emisionin Ftesë ne 5 dhe ne tv Klan..tek emisioni i mengjesit Dite e re..ku drejtohen nga Dajana Shabani..Besi dhe Zogu i Tiranës..
Keta te zgjedhurit nga te medhenjte e tv Klan…pasi ne ate emision kam pare te marrin pjesë gati te gjithë artister Shqipetare..

Si mund te shfrytezojne emrin dhe kohen kur i ftojnë artistet ?
Dhe me pas pa turp gazetaret perdorin emrin tim ..vetem.pse paskam.qene nje kohe te shkurtër te pushimit tim ne shoqerine e Zogut te Tiranës i cili na qenka akuzuar per Prostituzion..te cilen nje gje te tilla nuk e kisha dalluar nga Zogu…thjesht mua personalisht si Zogu ..si Besi qe drejtojnë emisionin me kane respektuar shume ate kohe…
Dhe eshte cudi e madhe..sepse nuk pashë tek Zogu kurveri..ndoshta personaliteti figura e tij eshte i ndertuar pak i cuditshëm..por kjo eshte ceshtja personale e Zogut te Tiranës…ashtu sic e kane personalitetin e tyre disa femra qe ne realitet pashe kurveri por nuk i shoh te reklamuar ne portale…

Per kete para disa muajsh kam.shkruar dhe nje interviste .ku do t’a permendim sonte ne vidio live…
A kane turp Keta gazetare te pa familjarizuar?
Si mund te shkruaje per personalitetin tim..nderkohe une me burre e femije? Nuk e kuptoni qe keshtu shkatërroni familje? Dhe personalitetin e nje njeriu te mire…
Do doja kete vidio live sonte ne ora 19:00 t’a shprendani dhe le t’a marrin lirisht televizionet dhe gazetaret e afte…
Mos valle jame inate..meri? Kete do t’a zbuloj shpejt..pasi kam.gjetur dhe emrin e gazetarit shpikes..qe kenaqet me rrogen e tij ..duke ulur personalitetin e personave publik..
Kur flitet per nje person publik duhen baza…dhe direkt informacion nga i zoti..nga une pra…
Turp turp turp si e keni ndertuar ate vend te bukur si Shqiperia…jetoni siper mashtrimit..kurverise…
Lajme nga gazetare te droguar..turp
Gazetare buke misri pershesh me kos..
Elda

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular