BallinaSportVIDEO | “Më fal, më fal”, gafa e gazetares përballë sulmuesit anglez

VIDEO | “Më fal, më fal”, gafa e gazetares përballë sulmuesit anglez

Sulmuesi anglez i Southampton, Danny Ings, po bën një sezon të shkëlqyer. Numri 9 i “Shenjtorëve” shënoi golin e fitores në takimin kundër Leicester, sfidë që u mbyll me rezultatin 1-2. Me këtë gol, Ings u ngjit në kuotën e 14 rrjetave të realizuara në Premier League.

Pas ndeshjes, bomberi anglez foli për mediet, më konkretisht përballë një prej gazetareve të kanalit zyrtar të Premier League. Kjo e fundit, bëri një gafë, duke i thënë se Ings kishte shënuar 13 gola.

“13 gola në Premier League këtë sezon, renditeni i treti në listën e golashënuesve. Synoni që ta fitoni ‘Këpucën e Artë’?”, ishte pyetja e gazetares. Dhe Ings, me një qetësi të jashtëzakonshme dhe me një buzëqeshje karizmatike, i përgjigjet: “Kam shënuar 13, apo 14 gola? Mendoj se janë 14”.

Gazetarja përgjigjet menjëherë, duke i thënë: “14, më fal, më fal”. Një bisedë që u kalua me shaka dhe sulmuesi anglez vijoi më pas në fjalën e tij.

Southampton FC

@SouthamptonFC

*1️⃣4️⃣

Not that you’re counting, @IngsDanny 😉

Embedded video

468 people are talking about this
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular