BallinaAktualitetAleksandër Çipa: Duhen zgjedhje të parakohshme, s'ka premisa për....

Aleksandër Çipa: Duhen zgjedhje të parakohshme, s’ka premisa për….

Zgjedhjet e parakohshme janë forma e vetëm për të kapërcyer krizën politike në vend. Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e lajmeve në RTV  Ora tha se dy kampet politike kanë shembur atë që konsiderohet mekanizmi real i funksionimit të demokracisë politike në vend.

Sipas Çipës, vendi ndodhet në një realitet absurd në politikbërje, madje edhe vetë politikanët janë të shqetësuar për këtë situatë.

Aleksandër Çipa: Palët politike janë të brengosura dhe vetë nga ky stanjacion politik në të cilin jeton dhe zvarritet Shqipëria. Ka shumë gjasa që lidershipet në nivele të larta politike të kapin një “modus vivendi”, të arrijnë një moment që mund të quhet një zgjidhje e çastit për tejkalimin e kësaj pamje që është absurde. Ky është një realitet absurd në politikbërje sepse kemi dy kampe që kanë shembur atë që konsiderohet mekanizmi real i funksionimit të demokracisë politike në vend, sesi do të tejkalohet kjo ….?! Unë besoj se forma e vetme dhe më legjitime është ajo e zgjedhjeve të parakohshme. Po a do ta pranojnë këtë dhe a do mund ta imponojë opozita këtë opsion të ri, kjo mbetet për tu parë.

Por a ka një terren për parti të tjera politike? Çipa e shikon këtë premisë si të pamundur.

Akleksandër Çipa: Nuk shikoj momentalisht, ose mund të duket në horizont, por premisat janë të pamundur për të patur një befasi në skenën politike dhe një risi për një aktor të ri që shfaqet dhe që potencon ndryshimin dhe rigjallërimin e shpresës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular