BallinaKronikeFOTO/Makinat përplasen kokë më kokë, 3 të plagosur në Pogradec

FOTO/Makinat përplasen kokë më kokë, 3 të plagosur në Pogradec

Tre  persona raportohet se janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak minuta më parë në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “lumi i Tërhanit” dhe sipas informacioneve të para dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Mercedes Benz” dhe një “Renault”. Dy të lënduar raportohet se janë nga makina “Renault” dhe një nga “Benzi”.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, ende nuk janë bërë publikë emrat e të lënduarve.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular