BallinaSportInter pranë goditjes së madhe, zikaltërit mbulojnë me “ar” Kristian Eriksen

Inter pranë goditjes së madhe, zikaltërit mbulojnë me “ar” Kristian Eriksen

Inter është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e dimrit. Klubi zikaltër ka dëgjuar thirrjen e Antonio Conte pas barazimit kundër Atalantës, duke përshpejtuar tratativat që do të sjellin në Serie A, Kristian Eriksen. Mediat italiane zbulojnë edhe detajet financiare, që i janë propozuar dhe pranuar nga futbollisti danez, që do të largohet nga Tottenham.

Skysports Christian Eriksen 4889613

Inter është gati të shpenzojë deri në 25 milion euro për kartonin e tij. Vetë Eriksen do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të fitojë 7.5 milion euro në sezon plus bonuset. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, palët janë në detajet e fundit dhe marrëveshja është vetëm çështje orësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular