BallinaAktualitetKorrupsion me ndërtimet/ Policë e zyrtarë, dalin para gjykatës 17 të arrestuarit...

Korrupsion me ndërtimet/ Policë e zyrtarë, dalin para gjykatës 17 të arrestuarit në Durrës

Ditën e sotme pritet të jepet nga Gjykata e Durrësit masa e sigurisë për 17 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Abuzuesit ku zyrtaret merrnin deri ne 7 mije euro”. Të arrestuarit janë dërguar në gjykata nën masa të rrepta sigurie dhe në orët në vijim pritet të mësohet nëse të gjithë të arrestuarit do të lihen në burg apo do t’u jepet një masë më e lehtë.

Tre ditë më parë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestoi një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një hetimi disa mujor, me metoda speciale, ku u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim’.
Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

EMRAT

1. Besnik Domi, Shef i Rendit në Shijak
2. Sami Xhafa, Shefi i Stacionit të Policisë në Manzë
3. Ermal Petova, specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë
4. Nikollë Marku, specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë
5. Agim Osmani, specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
6. Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim) në Komisariatin e Policisë Durrës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular