BallinaAktualitetData dhe arsyeja/Ja kur merret vendimi për Kajmakun

Data dhe arsyeja/Ja kur merret vendimi për Kajmakun

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shtyjë marrjen e vendimit për ish-kryebashkiakun e emëruar të Vorës, Agim Kajmakun.

Pas më shumë se 30 minutash në një seancë me dyer të mbyllura, avokatët e Kajmakut kanë pretenduar se kanë prova të reja dhe për këtë arsye kërkojnë që të ndryshohet masa e sigurisë.

Bëhet fjalë për ndryshimin e dëshmisë së shefes së protokollit në Bashkinë e Vorës.

Ndryshimi i dëshmisë së kësaj të fundit për falsifikim dokumentesh pritet që t’i rikthejë lirinë ish-kryebashkiakut Kajmaku.

Nga ana tjetër, prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë për të ndryshuar masën e sigurisë të dhënë më parë, atë të ‘arrestit me burg’.

Pasi ka marrë argumentet nga të dyja palët, gjykata ka vendosur që të shtyjë seancën për në datën 28 janar në orën 11:30.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular